Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRAT/ Ndërtuan pa leje në një tokë publike në Ksamil, arrestohen 4 persona, shpallet në kërkim një tjetër
4 shtetas të identifikuar si Ervis Pashaj, Robert Musej , Myqerem Muhametaj, Albano Avda janë arrestuar nga Policia e Sarandës pasi ndërtuan pa leje në një tokë publike në Ksamil. Gjithashtu shpallet në kërkim edhe shtetasi Arbert Pole i dyshuar si personi që i punësoi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, Ksamil, u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente. Në...