Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri/ 3 bashki bosh, Rama mban në dorë fatin e kryetarëve
6 muaj më parë kryetarët e 3 bashkive Mat, Tepelenë e Berat dhanë dorëheqjet për t’u bërë deputet. Më 12 mars qeveria njoftoi KQZ-në se Agron Malaj, Tërmet Peçi dhe Ervin Demo ishin larguar. Që nga ajo kohë, bashkitë drejtohen nga një nënkryetar i përzgjedhur përkohësisht nga Këshilli Bashkiak përkatës. Por pse nuk po mbahen zgjedhje në këto 3 bashki? Ligji parashikon se data e zgjedhjeve të parakohshme, apo të pjesshme caktohet nga Presidenti i Republikës, vetëm pasi ky i fundit, të ketë marrë njoftim zyrtar nga qeveria për vakancat. Aktualisht, Bajram Begaj nuk ka asnjë njoftim nga Edi Rama se Mati, Tepelena e Berati janë pa kryetar, edhe pse ky është një fakt i njohur botërisht. Ligji nuk i ka vendosur një afat qeverisë, se për sa...