Integrimi/ Shqipëria gati të çelë të gjithë kapitujt! Më 16 shtator konferenca ndërqeveritare

Integrimi/ Shqipëria gati të çelë të gjithë kapitujt! Më 16 shtator konferenca ndërqeveritare

Më 16 shtator, do të mbahet konferenca e gjashtë ndërqeveritare për të shënuar hapin final zyrtar të hapjes së të gjithë kapitujve me qëllim anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. ambasadorët e 27 shteteve anëtare të BE-së kanë miratuar me unanimitet pozicionin negociues të paraqitur nga qeveria shqiptare për grup-kapitullin e pestë: Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni.  Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit për vendin tonë drejt BE-së dhe vendimi i sotëm i hap rrugë konferencës së radhës ndërqeveritare që do të mbahet më 16 shtator në Bruksel. Sjellim ndërmend se Shqipëria ka çelur deri më tani katër nga gjashtë grup-kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE: atë për Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm si dhe Konkurrueshmërinë dhe...