Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sezoni gripal në vend/ ISHP, në gatishmëri: Kemi gati 280 mijë doza të vaksinës
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në prag të sezonit gripal në vend, autoritetet kanë marrë masat për mbulimin vaksinal të popullsisë. Sipas ISHP, në vend kanë mbërritur 280 mijë doza të vaksinës GC FLU 4. Instituti i Shëndetit Publik thekson rëndësinë e vaksinimit të personelit shëndetësor dhe të grupeve të popullsisë që janë më të rrezikuarit, si të moshuarit, gratë shtatzëna, pacientët me sëmundje kronike etj. Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik: Fillon sezoni i gripit 2025–2026 280 000 doza të vaksinës GC FLU 4 valente kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik. Në kuadër të përgatitjeve, ISHP dhe OSHKSH zhvilluan dy takime online me rreth 100 profesionistë shëndetësorë: mjekë, epidemiologë, pediatër, vaksinatore, përfaqësues të NJVKSH-ve dhe drejtues spitalesh. Diskutimet u fokusuan në: Rëndësinë...