Sergej Esenin: Nënokja ime, rro si mund të rrosh…

Sergej Esenin: Nënokja ime, rro si mund të rrosh…

Nënokja ime,Rro si mund të rrosh,Më prek ky mall, kjo dashuria jote,Po veçse tiAspak s’mund ta kuptoshMë se jetojE ç’bëj mes kësaj bote. Andej tani ka dimërDhe përnatëTi mendjen vret nën hënë në vetmi:Sikur dikush e tund qershinë e thatëDhe nën dritare shund si hi. E shtrenjtë!A vallë flihet në tufan?Oxhaku qan,Ankohet me rënkime,Si varr më duket shtrati me jorgan,Më duket se më shpien në varrime. Si mijëra psalltër pisër të këqinjKëndon përshpirtjen eraPërmbi tokë,Mbledh toka borën si qindarkat në pëqinjDhe s’kam mbi varrAs grua dhe as shokët! Pranverën mbi çdo gjë do shpirti im,E dua gjinë e detit,Kur merr frymë,Ku duket si anije në lundrimÇdo ashkël,Kur përrenjtë e turbullt shfryjnë. Por një pranverë që me zjarr e presRevolucion të madhërishëm unë e quajDhe veç...