Arben Prendi: Vashat nguten me u bâ gra!

Arben Prendi: Vashat nguten me u bâ gra!

Vashat nguten me u bâ gra!, poezi nga Arben Prendi Taka të nalta,Të holla thikë,Plagosin trotuarin.Kalimtarët anojnë kryet të trembun mbrapa.Asgja, asgja, mos u ligështoni.Vashat nguten me u bâ gra! Vashat nguten me u bâ gra,Kozmetikë, inxhina, sytjene me gjinj dredharakë,Sjellje perfekte për kryezoja burrash,Sfidë për lutje.E natyrshme a e panatyrshme kjo ngutje?…Nuk e di pse pra,Vashat nguten me u bâ gra?! Përqark bubullojnë hapat dhe qeshjet e tyne,Hapa dhe qeshje enkas për gra,Kofshë molisëse, trupa sfungjer, krahë,Lëkundje të prera. Vashat nguten me u bâ gra!Trillojnë humbje të rrejshme për lojnat,Kukulla mistrece,Macet bishtdredhme,Xixëllonjat,Kunorat me lulet e vockla të qershive,Në një stinë të papërsëritshme.Kot nguten,e pamëshirshme âsht koha.Ah, sa kanë me u pendue!Ah, sa kanë me u pendue! ObserverKult Lexo edhe: PYETËSORI I PRUSTIT: ARBEN PRENDI...