“Betoni” pushton Ksamilin, arrestohen 4 punëtorë,  pronari në arrati (Emrat)

“Betoni” pushton Ksamilin, arrestohen 4 punëtorë, pronari në arrati (Emrat)

Ndërtuan pa leje në zonën e Ksamilit në Sarandë, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim personi që i kishte punësuar. Rasti është konstatuar në rrugën “Riviera”, zona bregdetare, ku po ndërtoheshin 2 objekte me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike dhe pa leje nga organet kompetente. “Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe  A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike”, bëri me dije policia vendore për rastin. Hetimet i kaluan prokurorisë vendore, për veprat penale...