“Produkt skandaloz”, Manjani shpërthen ndaj Rakipit: Edhe nëse ndjek modelin e tij, përfundon në burg me këtë kod penal

“Produkt skandaloz”, Manjani shpërthen ndaj Rakipit: Edhe nëse ndjek modelin e tij, përfundon në burg me këtë kod penal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Arben Rakipit, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe një prej hartuesve të projektkodit penal, i cili publikisht është shprehur: “Jam model për t’u ndjekur”. Manjani, përmes një postimi, thekson se nuk e shqetëson vetë deklarata në aspektin etik apo estetik, por fakti se kodi penal i hartuar nga Rakipi rrezikon të kufizojë lirinë e qytetarëve. Sipas tij, edhe nëse ndjek “modelin Rakipi”, përsëri mund të përfundosh në burg, për shkak të dispozitave të parashikuara në draft. “Me atë produkt, nëse Parlamenti e miraton dhe Brukseli jep dakordësinë, shumë ndjekës të tij mund të humbin lirinë kot fare,” shkruan Manjani, duke shtuar se problemi nuk është te personaliteti i Rakipit, por te përmbajtja e projektit. Ai...