Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Skema e pensioneve gjithnjë e më e ‘kripur’, vitin e ardhshëm do të marrë 2 mld € shpenzime! Rritet deficiti, kontributet s’mjaftojnë
Më shumë se 2 miliardë euro do të jetë fatura e pensioneve për vitin 2026. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar tavanet buxhetore për 3 vitet e ardhshme ku planifikohet rritje e shpenzimeve për këtë program. Sipas të dhënave të bëra publike nga ISSH, planifikohet që shpenzimet të rriten me 117 milionë euro në raport me këtë vit. Kjo kosto do të vijojë të rritet për të arritur në 2.2 miliardë euro në vitin 2028. Paralelisht me rritjen e shpenzimeve për Sigurimet Shoqërore, do të rritet edhe financimi nga buxheti i shtetit për të mbuluar këtë skemë, përfshirë edhe deficitin. Report TV mëson se financimi nga buxheti i shtetit nga 408 milionë euro këtë vit do të rritet në 514 milionë euro vitin tjetër dhe...