Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan 427 bimë narkotike në fshatin Urë, arrestohet një shtetas
Vijon operacioni policor “Koordinata” për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si pasojë është arrestuar një shtetas dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Urë. Njoftim i Policisë: Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë intensifikuar kontrollet në terren. Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Urë, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve hetimore dhe...