Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk është folur për Berishën dhe Ramën”, Spahiu zbardh takimin e Dumanit me DASH: Ja për çfarë u diskutua
Juristi Kreshnik Spahiu tha se vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Uashington, ku u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit, nuk kishte të bënte me dosjet penale apo hetimet lidhur me politikanë të caktuar. Në një intervistë Spahiu tha se mes zyrtarëve të DASH dhe Dumanit është diskutuar mbi zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mandatin e limituar të Prokurorisë Speciale, e rrezikon të shkrihet në 2027. Gjithashtu, juristi tha se pritja e Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit, konfirmon mbështetjen e Administratës Trump për SPAK, duhet hedhur poshtë hamendësmet që trazuan rrjetin pak kohë me parë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr dorë nga Prokuroria Speciale, pas urdhërit të presidentit Donald Trump për bllokimin e fondeve që...