Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trafikoi 11 ton kokainë/ Prangoset në Republikën Dominikane Vilson Pepa, ishte shpallur në kërkim nga Spak
Vilson Pepa, i njohur edhe me emrin Soni mbrëmjen e 3 shtatorit u vu në pranga nga autoritetet e Republikës Domenikane pasi ndaj tij kishte një urdhërarresti ndërkombëtar pasi ai është pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, grup i cili u godit nga SPAK këtë fillim gushti. Sipas mediave vendase, Pepa u prangos më 3 shtator në Santo Domingo nën masa të rrepta sigurie i prangosur në duar dhe këmbë dhe mbante veshur një helmetë dhe jelek antiplumb. Në momentin e ndalimit, 40-vjeçarit iu gjetën një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë. Sipas policisë dominikane, 40-vjeçari i njohur edhe si Soni Pepa rezulton i...