Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Hapet Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm, sepse u nis mbrapsht. Janë 2 tunele dhe 4 ura
Këtë të premte është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe aksi i Qukës-Qafë Plloçë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku. Ky segment prej 43 kilometra që sipas qeverisë do të lehtësojë trafikun në zonë, do të ndihmojë bujqësinë, turizmin e agroturizmin. Projekti është me dy karrexhata dhe korsi ndihmëse ndërsa në disa raste, kur ka disnivele, ka edhe korsi të tretë. Rruga përfshin edhe dy tunele, njëri 710 metra dhe tjetri 300 metra i gjatë, katër ura, dy prej të cilave të varura metalike. Projekti kishte nisur fillimisht në kohën e qeverisë së mëparshme, në vitin 2010-2011, por sipas zv.kryeministres Belinda Balluku u desh ribërë nga e para. “Nëse flet me inxhinierët të thonë se ishte një projekt...