Emocione të forta tek Argjentina… Messi dhe Otamendi drejt lamtumirës, debuton Mastantuono

Emocione të forta tek Argjentina… Messi dhe Otamendi drejt lamtumirës, debuton Mastantuono

5 Shtator 2025 14:27 Alfred Lleshi Në një mbrëmje plot emocione në “Monumental”, Argentina mposhti Venezuelën 3-0, me Lionel Messin protagonist absolut. Ai njoftoi se kjo ishte ndeshja e tij e fundit zyrtare me fanellën e Argjentinës për kualifikueset, megjithëse mbetet për t’u parë nëse do të luajë në finalet e Botërorit që po afron. Jo vetëm Messi, por edhe mbrojtësi i Benfica, Nicolás Otamendi, përjetoi të njëjtën situatë “lamtumire”: “Duhej ta mbyllja kështu, ishte ndeshja ime e fundit këtu”. Ndërkohë, një yll i ri po shfaqet. Franco Mastantuono, pjesë e Real Madridit, debutoi mes të mëdhenjve. Trajneri, pas ndeshjes komentoi: “Ka bërë një punë të mirë, jo vetëm për faktin që për një 18-vjeçar të luajë me Argjentinën është e veçantë, por edhe natyrën emocionale...