Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, lehtëson qarkullimin drejt juglindjes! Rama pritet me daulle dhe valle

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, lehtëson qarkullimin drejt juglindjes! Rama pritet me daulle dhe valle

Pas më shumë se 16 vitesh pritje, u inagurua sot aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë, një investim strategjik që pritet të transformojë ndjeshëm lëvizjen drejt juglindjes së vendit. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila mban edhe postin e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky segment rrugor do të jetë tashmë i hapur për të gjithë automjetet, duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit midis Tiranës dhe Korçës  e cila nga sot do të përshkohet për vetëm 1 orë e 30 minuta. Kryeministri Rama, i pritur me entuziazëm nga banorët e zonës me daulle, muzikë dhe flamuj kombëtarë, vlerësoi rëndësinë e këtij projekti. Aksi Qukës–Qafë Plloçë pritet të sjellë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së banorëve...