15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma alarmon policinë

15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma alarmon policinë

Një vajzë e mitur, 15 vjeçe nga fshati Kolonjë e Lushnjës rezulton prej 6 ditësh e zhdukur, ku familjarët kanë humbur kontaktet me të. Ndërkohë, vetëm ditën e djeshme, e ëma e të miturës ka bërë kallëzim në Polici, ku ka kërkuar ndihmën e autoriteve për gjetjen e saj. Sipas të ëmës, 15-vjeçarja është larguar më 31 Gusht nga banesa dhe nuk  është kthyer më. “Dje, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, kallëzoi shtetasja M. V., banuese në Kolonjë, se më datë 31 gusht 2025, është larguar nga banesa vajza e saj 15 vjeçe”, njoftoi policia. Pas denoncimit kanë nisur kërkimet dhe po punohet për gjetjen e 15-vjeçares, nëpërmjet kontakteve me shoqërinë e saj, të afërmit, telefonit apo rrjeteve sociale, me qëllim lokalizimin. Policia nuk jep detaje...