“Do rikërkoj informacion”/ Bardhi: Të hënën i dorëzoj SPAK dosjen me të dhënat e reja për çështjen Rama–McGonigal

“Do rikërkoj informacion”/ Bardhi: Të hënën i dorëzoj SPAK dosjen me të dhënat e reja për çështjen Rama–McGonigal

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të të dhënave të reja nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me dosjen McGonigal, duke e cilësuar këtë zhvillim si një këmbanë alarmi për SPAK-un dhe si provë se kjo çështje nuk mund të harrohet apo mbyllet në heshtje. Në një reagim ne Facebook, Bardhi njoftoi se ditën e hënë do t’i paraqesë zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të gjitha informacionet e reja të bëra publike nga autoritetet amerikane. “Gjithashtu, në përputhje me të drejtat që më njeh ligji procedural penal, do të rikërkoj informacion mbi hetimin e kësaj çështje dhe veprimeve hetimore që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, duke shpresuar se këtë herë SPAK nuk do të më ndalojë me...