A është shitur ishulli i Sazanit? Rama shuan kureshtjen: Ja si qëndron e vërteta

A është shitur ishulli i Sazanit? Rama shuan kureshtjen: Ja si qëndron e vërteta

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” për projektin në Sazan që do të investohet nga sipërmarrësi amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit amerikan Donald Trump. Kreu i qeverisë u shpreh se ishulli i Sazanit nuk është shitur dhe as nuk do të shitet ndonjëherë, por në këtë projekt të madh shteti shqiptar do të jetë partner. Teksa theksoi se bisedimet për këtë projekt kanë kaluar disa faze, theksoi se ende vijojnë diskutimet për detajet e partneritetit. Çfarë ka ndodhur me ishullin e Sazanit, është shitur, ka tentative për t’u shitur apo ka një projekt? Ishulli I Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar, as nuk është shitur dhe as nuk do të shitet ndonjëherë. Është një pasuri e popullit shqiptar, ku qeveria...