Allegri rigjen liderin e tij; ja si do të ndryshojë Milani me rikthimin e Leaos

Allegri rigjen liderin e tij; ja si do të ndryshojë Milani me rikthimin e Leaos

Allegri është gati të rikthejë liderin e vet absolut; Rafael Leao. Portugezi, i ndalur nga një dëmtim në Kupën e Italisë kundër Barit, ka munguar në dy javët e para të Serie A. Mungesë që ka konfirmuar edhe më shumë rolin qendror të tij në projektin e Milanit. Leao është stërvitur me grupin në Milanello, duke treguar dëshirën për t’u rikthyer në formën më të mirë menjëherë pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve). Me të, Allegri nuk do ta ndryshojë modulin 3-5-2, por mënyrën e interpretimit të lojës. Rafa, ndryshe nga Gimenez që e ka zëvendësuar, është një sulmues i lëvizshëm, i aftë të mos iu japë pika fikse referimi kundërshtarëve. Në krah të Pulisic, ai do të shtojë fluiditet dhe befasi në fazën ofensive, ndërsa alternativat Gimenez...