Hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë/ Rama pritet me daulle dhe flamuj kuq e zi

Hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë/ Rama pritet me daulle dhe flamuj kuq e zi

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku janë të pranishëm në inaugurimin e aksit Qukës- Qafë Plloçë, ku prej ditës së sotme do të jetë i aksesueshëm për të gjithë automjetet. Ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej turizmin, por edhe sektorin bujqësor. Segmenti i ri, me një gjatësi prej 43 kilometrash, përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas kalon në zonën malore të Mokrës, duke përfshirë ndërtimin e mbi 20 urave, mure mbajtëse dhe një tunel 375 metra të gjatë.