Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare
Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë në hartën ndërkombëtare të turizmit dhe investimeve, duke tërhequr vëmendjen e aktorëve globalë. Përveç bukurive natyrore, vendi po ndjek një vizion i cili përfshin zhvillimin e një ekonomie të turizmit të integruar dhe projekteve real estate me standarde europiane. Gjithnjë e më shumë, investitorë nga vende përtej kufijëve janë në kërkim të destinacioneve të reja që kombinojnë turizmin e qëndrueshëm me kthime afatgjata financiare dhe oferta e Green Coast ka qenë prej vitesh përfaqësuese e Shqipërisë në hartën mesdhetare. Me një investim prej 1 miliard eurosh, ky projekt ka shënuar një pikë kthese për zhvillimin e pasurive të paluajtshme në zonat bregdetare, duke u kthyer në katalizator të zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve të huaj. Një treg...