Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hapet Qukës-Qafë Plloçë/ Merr fund pritja 16-vjeçare, pas përfundimit të punimeve Tiranë-Korçë vetëm 1 orë e 30 minuta
Rruga Qukës-Qafë Plloçë hapet këtë të premte. Ky aks është një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën për të përshkuar distancën nga Tirana deri në Korçë. Pas një pritjeje 16-vjeçare, tashmë distanca Tiranë-Korçë do përshkrohet vetëm për 1 orë e 30 minuta. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shpërndarë një foto nga aksi. “Gati gjithçka! Qukës – Qafë Plloçë”, ka shkruar ajo. Top Channel