Sarandë – 71-vjeçari shpallet në kërkim pas akuzave nga një 19-vjeçare për ngacmim seksual

Sarandë – 71-vjeçari shpallet në kërkim pas akuzave nga një 19-vjeçare për ngacmim seksual

  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim një shtetas të moshuar, i dyshuar për ngacmim seksual.   Bëhet fjalë për L. P., 71 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit një shtetase 19-vjeçare ka depozituar kallëzim penal, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht prej tij.   Policia njofton se materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.   Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb