Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Video/ Operacioni kundër kontrabandës së naftës në Greqi, kush është biznesmeni shqiptar i arrestuar
Një operacion i madh i policisë greke kundër kontrabandës së naftës ka çuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë: biznesmenit Bashkim Sulkaj, 66 vjeç, dhe shoferit të tij, Astrit Delilaj, 67 vjeç. Mediat fqinje raportojnë se operacioni është shtrirë në të gjithë Greqinë dhe se autoritetet greke po bashkëpunojnë me ato shqiptare për të zbuluar lidhjet e këtij rrjeti edhe në Shqipëri. Sipas dosjes hetimore, ky rrjet kriminal drejtohej nga shtetasi grek Thomas Stefanakos, i cili kishte ngritur dy nënsektorë, njëri prej të cilëve drejtohej nga Bashkim Sulkaj. Organizata bashkëpunonte me persona ende të paidentifikuar në Shqipëri, Bullgari dhe Poloni. Një nga skemat e zbuluara ishte kontrabanda e karburantit përmes doganës së Kapshticës. Kompanitë e organizatës deklaronin në mënyrë të rreme në doganat rumune, bullgare...