Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Delegacioni i BE: Mesazhet e Nënë Terezës, kujtesë se duhet të jemi bashkë për një të ardhmen më të mirë
Zyra e BE-së në Tiranë ka përkujtuar figurën e Nënë Terezës, me rastin e 9 vjetorit të shenjtërimit të saj. Në reagimin e delegacionit të unionit, thuhet se Nënë Tereza mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm. Delegacioni shton se mesazhet e saj duhet të na kujtojnë se vetëm duke bashkuar forcat mund të arrijmë një të ardhme më të mirë. “Sot nderojmë Nënë Terezën, figurën që mishëroi dhembshurinë dhe humanizmin në çdo hap të jetës së saj. Ajo mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim i pashtershëm për brezat kudo në botë. “Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mundeni, ju mund të bëni gjëra që unë nuk mundem; së bashku mund të...