Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Braziliani pezullohet me 12 ndeshje e gjobitet rëndë për favorizim bastesh, rrezikon edhe burgun
5 Shtator 2025 12:07 Telesport Bruno Henrique është pezulluar për dymbëdhjetë ndeshje. Anësori 34-vjeçar brazilian i Flamengos akuzohet se ka marrë qëllimisht karton të verdhë për të favorizuar bastexhinjtë, miqtë e tij. Lojtari u gjobit gjithashtu me 11,000 dollarë. Të gjitha dënimet kanë ardhur për “shkelje të etikës sportive”, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Sportive të Brazilit (STJD). Problemi kryesor për Bruno Henrique është se, sipas shtypit të Amerikës së Jugut, ai përballet gjithashtu me mundësinë që të dënohet nga dy deri në gjashtë muaj burg për baste të paligjshme.