Lokale dhe pika ambulante për tregtimin e pijeve alkoolike/ Policia paralajmëron mbylljen

Lokale dhe pika ambulante për tregtimin e pijeve alkoolike/ Policia paralajmëron mbylljen

Policia ka paralajmëruar mbylljen e lokaleve dhe pikave ambulante për tregtimin e pijeve alkoolike pranë institucioneve arsimore në prag të nisjes së vitit të ri shkollor ku nxënësit do të rikthehen në banka. Blutë informuan se lokalet dhe pikat ambulante shërbejnë për grumbullimin e shtetasve me precedent kriminal, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike. Gjithashtu theksoi se kthehen në burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave. “Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, AKU-në dhe pushtetin vendor, do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë shërbejnë dhe si pika...