Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Ekzekutimi i 34- vjeçarit në Shkodër, policia dyshon se lëvizjet e të riut u vëzhguan para atentatit…
Mbetet mister arsyeja e ekzekutimit, dyshohet me armë me silenciator, të 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u qëllua për vdekje jashtë një lokali mbrëmjen e 4 shtatorit në qendër të Shkodrës. Kristian Kola dyshohet se është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, ndërsa deri më tani policia nuk ka arritur ende në gjurmët e autorëve që qëndrojnë pas atentatit mafioz. Ndërkohë blutë ende s’kanë një pistë hetimi për eliminimin e 34-vjeçarit pa precedentë kriminalë, i cili kishte një firmë ndërtimi së bashku me babain e tij. Sipas burimeve, 2 persona me motor kanë ruajtur 34-vjeçarin përballë lokalit ku Kristiani po qëndronte, në zonën e Kinemasë, për një kohë relativisht të gjatë. Viktima ka qenë nën shoqërinë e dy personave të tjerë dhe në momente atentatorët kanë...