Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
FOTO – Kultivuan kanabis afër banesës, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër, në kërkim 2, të gjithë familjarë
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasit Ermir Shabaj., 47 vjeç, dhe Kadri Shabaj, 74 vjeç, banues në fshatin Alijaj. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe, dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç (vëllezër), të afërm të gjithë me njëri-tjetrin. Nga hetimet e kryera, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 5093 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatin Alijaj, në afërsi të banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Shënim: Disa imazhe...