DASH përveç Dumanit thërret në takim edhe gjyqtarin special që futi në burg, Samir Tahirin, Veliajn dhe riktheu…

DASH përveç Dumanit thërret në takim edhe gjyqtarin special që futi në burg, Samir Tahirin, Veliajn dhe riktheu…

Rigels Seliman Një zhvillim i papritur dhe tronditës erdhi këtë javë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Pas një periudhe më shumë se 8-mujore, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dukeshin sikur ishin distancuar nga Shqipëria, Uashingtoni ka dhënë një mesazh të fortë, se mbështetja për drejtësinë shqiptare jo vetëm që nuk është tërhequr, por po rikthehet në mënyrë të fuqishme dhe me sinjale të qarta. Sipas një njoftimi të publikuar nga DASH, Zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan P. Hanrahan, do të takojë më 2 shator me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani. Deri më tani nuk janë dhënë detaje se çfarë u diskutua mes Dumanit dhe diplomatit Hanrahan, ndërkohë që gazeta “SOT” ka mësuar se bashkë me...