Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Energji, koncesionari i Aeroportit të Kukësit merr licencat, impiant diellor në prodhim këtë vit
Kompania që është mbajtëse e kontratës konceisonare të Aeroportit të Kukësit “GLOBAL TECHNICAL MECHANICS” sh.p.k u licencua së fundmi nga Enti Rregullator i Energjisë në prodhim dhe furnizim.Ky miratim erdhi pas kërkesës së subjektit dhe lidhet specifikisht me një projekt fotovoltaik që kompania po zbaton pranë aeroportit në Veri të vendit dhe që sipas kushteve të vendosura nga Enti Rregullator duhet të nisë prodhimin Brenda këtij viti.Vendimi nënvizon se Bordi vendosi “të licencojë shoqërinë “GLOBAL TECHNICAL MECHANICS” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik, me kapacitet prodhues 12 MW, me vendndodhje në zonën e Aeroportit të Kukësit, Njësia Administrative Shtiqen, Bashkia Kukës, Qarku Kukës, për një afat 25-vjeçar”, thuhet në vendim.I njëjti specifikon se shoqëria duhet të fillojë ushtrimin e veprimtarisë...