Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë, Balluku: Gati gjithçka!
Pas shumë vite punime dhe pritje, rruga Qukës-Qafë Plloçë është gati. Duke filluar prej 11:00 të paradites së sotme, aksi rrugor është i aksesueshëm për të gjitha automjetet. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka ndarë pamje nga kjo rrugë dhe shkruan: Gjithçka gati! Qukës-Qafë Plloçë është një segment me rëndësi jetike për juglindjen e vendit që pritet të çlirojë flukset e qarkullimit dhe potencialin turistik të disa zonave. Me përfundimin e rrugës distanca Tiranë-Korçë do të përshkohet për rreth 1 orë e 30 minuta. Segmenti i ri, me një gjatësi prej 43 kilometrash, përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas kalon në zonën malore të Mokrës, duke përfshirë ndërtimin e mbi 20 urave, mure mbajtëse dhe një tunel 375 metra...