Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vlorë/ Goditi kamionçinën dhe shkaktoi aksidentin me dy viktima, lihet në burg 28-vjeçarja italiane
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçaren italiane Angela Panzillo, e akuzuar për aksidentin e rëndë më 1 shtator në autostradën Vlorë–Fier. Vendimi u dha nga gjyqtari Fjoralb Behari, ndërsa ndaj saj rëndon akuza “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në paragrafin e katërt të Kodit Penal, që parashikon dënime të rënda në rastet kur si pasojë e shkeljeve humbin jetën një ose më shumë persona. Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e së hënës në aksin Vlorë–Fier, ku automjeti i drejtuar nga 28-vjeçarja me origjinë nga Napoli humbi kontrollin dhe u përplas me një kamionçinë tip Benz, duke bërë që kjo e fundit të përplasej me barrierat mbrojtëse. Për pasojë në vendin e ngjarjes...