Kompania e fluturimeve të Edi Ramës mban peng avionët amerikanë, fluturimet misterioze të kryeministrit…

Kompania e fluturimeve të Edi Ramës mban peng avionët amerikanë, fluturimet misterioze të kryeministrit…

Ndërsa kryeministri Edi Rama vazhdon të udhëtojë me avionë charter për samite dhe vizita zyrtare, Air Albania, linja ajrore kombëtare e cila mbulon shpenzimet e këtyre fluturimeve, po përballet me një krizë të thellë financiare. Një kompani amerikane nga Florida ka ngritur padi kundër flamurit shqiptar të ajrit, Air Albania, si i pandehur i parë, dhe Turkish Airlines si i pandehur i dytë, para Gjykatës së Lartë të Anglisë dhe Uellsit, duke pretenduar shkelje të kontratave të qirasë për dy avionë të tipit A320-200. Gat Aircraft and Engine Leasing Limited, degë e GA Telesis, e ka paraqitur padinë më 1 gusht në gjykatën britanike duke pretenduar se transportuesi kombëtar shqiptar ndaloi së paguari qiratë për dy avionët, respektivisht avionin ZA-ASM (msn 3676) dhe atë ZA-MMK...