Restaurimi i “Liri a vdekje” i vitit 1978, Nikolla Llambro:Filmi ka rëndësi të veçantë historike dhe realizimi artistik

Restaurimi i “Liri a vdekje” i vitit 1978, Nikolla Llambro:Filmi ka rëndësi të veçantë historike dhe realizimi artistik

Nga Julia Vrapi Premiera e filmit të restauruar  “Liri a vdekje” prodhim kinematografik i vitit 1978 do të jetë këtë shtator në “Tirana International Film Festival”. Filmi “Liri a vdekje” është realizuar nga regjisorët Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, skenari i tij është shkruar nga Vath Koreshi, ndërsa muzika nga kompozitori Kujtim Laro. Në role e tij janë aktorë të njohur të kinemasë sonë, mes tyre dhe Nikolla Llambro. “Liri a vdekje” është një tjetër film shqiptar i shpëtuar falë restaurimit, por aktori Nikolla Llambro thotë se ai ka rëndësi të veçantë historike dhe realizimi artistik. “Një tjetër sukses i Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit  është restaurimi i filmit historik,”Liri a vdekje”. Filmi artistik “Liri a vdekje” me dy seri, xhiruar në vitin 1978 me...