Vuçiç i përjashtuar nga europianët, presidenti nuk mori ftesë për Forumin e Bledit, ja pse u hodh në “krahët” e Kinës

Vuçiç i përjashtuar nga europianët, presidenti nuk mori ftesë për Forumin e Bledit, ja pse u hodh në “krahët” e Kinës

Marsela SHYTIA Presidenti dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe Gjuro Macut nuk u ftuan as në Forumin Strategjik të Bledit, tha Ministria sllovene e Punëve të Jashtme dhe Evropiane për N1 Slovenia. Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenti i Serbisë kërkoi një ftesë për në Bled, por nuk e mori atë. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Serbisë, Đuro Matsut, nuk u ftuan në Forumin Strategjik të Bledit. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç, i cili mori pjesë në Forum, ishte i ftuar”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme sllovene në përgjigjen e saj për N1. Ftesa e munguar Siç mëson jozyrtarisht N1 Slovenia, Presidenti Vuçiç kërkoi që edhe ai të merrte pjesë në forumin në Bled, por nuk mori ftesë. Në vend...