“Pas triumfit në Champions me PSG tani ëndërroj edhe Kupën e Botës me Portugalinë”

“Pas triumfit në Champions me PSG tani ëndërroj edhe Kupën e Botës me Portugalinë”

Përpara ndeshjes kualifikuese të Portugalisë kundër Armenisë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026, mesfushori i PSG-së Vitinha foli në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar portugez. Ai filloi duke folur për sezonin e kaluar, i cili kulmoi me fitoren e Champions League. “Ishte vërtet një sezon ëndrrash, një sezon që do ta kujtoj për pjesën tjetër të karrierës sime”, tha Vitinha. Më tej, ai shtoi: “Gjithsesi, shpresoj që më e mira ende nuk ka ardhur. Ishte një sezon pothuajse perfekt.” Lidhur me përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për fitimin e Topit të Artë 2025, ai shpjegoi: “Mendoj se mund të synoj një përfundim të mirë. Të ngjitesh sa më lart në tabelë do të ishte fantastike”. Në fund,...