“Punonte në ndërtim”/ Kush është i riu i vrarë në Shkodër? Gazetari jep detaje

“Punonte në ndërtim”/ Kush është i riu i vrarë në Shkodër? Gazetari jep detaje

Kristjan Kola është 34-vjeçari i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Shkodër. Gazetari Teodor Gjerga raportoi se ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, në lagjen Vasil Shanto dhe dyshohet që autorët, të cilët kanë qenë më maska dhe kapuçë, kanë qenë duke pritur shënjestrën e tyre para se ta ekzekutonin nga një distancë e afërt. Nga të dhënët e para, 34-vjeçari nuk rezulton person problematik dhe punonte në ndërtim bashkë me atin. “Në një distancë shumë të afërt, kur ka qenë duke dalë nga lokali autorët e kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në gjoks disa herë duke e lënë të vdekur në vend, më pas janë larguar me një motoçikletë për të zhdukur gjurmët. Nga të dhënat që...