Dogji makinën e 43-vjeçares në Tiranë, arrestohet autori, kamerat kapin momentin kur i ve flakën automjetit

Dogji makinën e 43-vjeçares në Tiranë, arrestohet autori, kamerat kapin momentin kur i ve flakën automjetit

Një 34-vjeçar akuzohet për zjarrvënien e qëllimshme të një makine në Tiranë.   Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta. Menjëherë pas njoftimit se me datë Ngjarja ndodhi në 03 shtator, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi”, kur u dogj automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje. Pas hetimeve, rezultoi se shtetasi me iniciale D.B. i ka vënë flakën automjetit. Nga hetimet, dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta. Top Channel