Gonxhja: Kalatë dhe parqet arkeologjike do të përfshihen në një skemë të re menaxhimi

Gonxhja: Kalatë dhe parqet arkeologjike do të përfshihen në një skemë të re menaxhimi

Kalatë, muzetë, parqet arkeologjike deri në gusht të këtij viti, u vizituan nga mbi 1 milionë turistë. Blendi Gonxhja ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në aktivitetin “Shqipëria turistike 2030” tha se kalatë dhe parqet arkeologjike do të përfshihen në një skemë të re menaxhimi. Duke folur për numrin e vizitorëve ai tha se edhe të ardhurat janë rritur si rezultat i miradministrimit. “Vetëm sitet kulturore – kalatë, muzetë, parqet arkeologjike  deri në gusht të këtij viti, u vizituan nga mbi 1 milionë turistë, ose 58 për qind më shumë sesa viti 2023! Të ardhurat, si rezultat edhe i mirëadministrimit janë rritur me 84 për qind nga viti 2023!”, tha ministri i MEKI-t. Ministri Gonxhja vijoi se për Shqipërinë 2030 është parashikuar një...