INSTAT: Çmimet e importeve, rënie vjetore prej 0,7%

INSTAT: Çmimet e importeve, rënie vjetore prej 0,7%

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, çmimet e importit kanë shënuar një ulje prej 0,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, në krahasim me tremujorin e parë të 2025, çmimet e importit janë ulur me 0,1%. Raporti tregon se çmimet e importit të energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar janë ulur me 5,3%, duke ndikuar në mënyrë të dukshme në çmimet e përgjithshme të importeve. Ndërsa çmimet në import të seksionit të furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbeturinave ka shënuar ulje prej 2,2%. Industria përpunuese ka pësuar një ulje të vogël prej 0,4%. Brenda industrisë përpunuese, çmimet më të ulëta janë regjistruar në “prodhimin e drurit dhe produkteve prej druri”...