Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Deschamps është monument i futbollit francez, shpresoj ta mbyllë duke ngritur Kupën e Botës”
5 Shtator 2025 8:41 Alfred Lleshi Kylian Mbappé është gati ta udhëheqë Francën në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Ukrainës, rivales më të fortë të grupit: “Jam shumë i lumtur që e nis këtë sezon të ri, kam shumë dëshirë për sukses. Është edicion i rëndësishëm për klubin, kombëtaren dhe mua. Janë të gjitha kushtet për të bërë gjëra të mëdha dhe gjithçka nis që sot”. Për sistemin taktik, Mbappé theksoi: “Nuk është përcaktues për mua, përshtatem me çdo modul loje. Kjo skemë na jep lëvizshmëri sulmuese, por sjell rreziqe në mbrojtje. Kemi pësuar shumë gola së fundi”. Kalendari i ngjeshur është një tjetër shqetësim: “Nuk e di nëse mund të luajmë 60 ndeshje në sezon. Nuk është çështje numri, por rikuperimi....