Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rekordi i ri “Guiness” / Tifozi i Liverpool-it mbledh 1047 fanella të ekipeve nga 1950-ta e këtej
Florian Türler, tifoz i Liverpool-it, vendosi një rekord të ri botëror për numrin më të madh të fanellave të një klubi, plot 1047. Ai e prezantoi koleksionin në Maglingen, Zvicër, më 31 gusht, në ditëlindjen e tij të 60-të. Koleksioni i tij ka një fanellë të ndryshme çdo ditë për pothuajse tri vite. Rekordi është konfirmuar. “Fanellat përfshijnë ekipet zyrtare, xhaketa sportive dhe fanella me logon e Liverpool-it”, – sqaron noteri. Türler filloi të mbledhë fanella që në moshën 10-vjeçare, me të ardhurat nga puna në një dyqan lulesh. Më 1997, ai themeloi klubin e parë të tifozëve të Liverpool-it në Zvicër, të cilin e drejtoi për 20 vite. Ai zotëron fanellat e të gjitha ekipeve të “Reds” që nga viti 1950: “Ky klub, ngjyra e kuqe,...