Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rama: Do të ulim intensitetin e ndërtimeve në bregdet
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama theksoi se modeli i ardhshëm i zhvillimit të turizmit në bregdet nuk do të jenë ato që i quajti si “kampe për refugjatët e pasur”. Ai theksoi se do të ulet intensiteti i ndërtimit masiv në zonën bregdetare dhe se do të kërkohet më shumë cilësi. Rama u shpreh se do të shihen me kujdes ndërhyrjet që do të bëhen në mënyrë që ato të shkojnë në funksion të një turizmi që sjell më shumë të ardhura dhe më pak dëme. “Shumë shpejt do dalim me gjëra konkrete për mënyrën si do operohet më pas. Këto kampet siç mund t’i quaj tani, kampe për refugjatë të pasur, nuk do të jenë modeli ynë i mëtejshëm. Çdo...