Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë dhe se do të ketë një rregullore të posaçme, të cilën do e prezantojë në ditën në vijim. Sipas tij, pas largimit të tendave të lokaleve, do të vijohet edhe me heqjen e tavolinave, ndërsa për objektet e ndërtuara pa leje ka deklaruar se do të shkatërrohen ose sekuestrohen.