Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si të përdorni barin e bletës kundër ankthit dhe nervozizmit
Në Greqinë e lashtë, bari i bletës kultivohej në nder të perëndeshës Diana. Kjo bimë vlerësohej për aftësitë e saj të larmishme në mbrojtjen e shëndetit. Bari i bletës është përdorur edhe kundër inflamacionit bronkit, temperaturës, dhimbjeve të kokës, tensionit të gjakut, virozës, çrregullimeve të humorit, dridhjeve, të vjellave dhe dhimbjeve të dhëmbëve. Në Shqipëri, bari i bletës njihet edhe si milcë. Në zonat e Krujës njihet si mickel, në Berat si, erëx apo pselik, ndërsa në Korçë si spelinok. Kjo barishte përdoret edhe sot kundër acarimeve nervore, problemeve me pagjumësinë, tretjen dhe spazmat urinare. Vajrat esencialë të barit të bletës përmbajnë substanca që relaksojnë muskujt, veçanërisht stomakun. Si Të Përdorni Barin e Bletës Kundër Ankthit Dhe Nervozizmit Bari i bletës është përdorur që...