Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ U tradhtua nga tatuazhi, arrestohet pas dy dekadash shqiptari në Itali
Pas gati dy dekadash në arrati, një tatuazh e çoi në pranga një shqiptar të dënuar me 10 vite burg. Durim Lusha, 52 vjeç, u identifikua dhe u arrestua nga autoritetet italiane ndërsa ndodhej në një bar pranë një stacioni karburanti në periferi të Tavianos, në rajonin e Leçes. Ajo që i dha fund arratisë së tij ishte një tatuazh karakteristik në parakrahun e djathtë, që tregon një figurë gruaje gjysmë të zhveshur, të cilën karabinierët e kishin regjistruar dhe e mbanin mend që nga hetimet e dikurshme. Edhe pse Lusha kishte ndryshuar emrin në pasaportë, nga Durim në Elidon, kjo nuk mjaftoi për të shmangur njohjen dhe arrestimin. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2006, kur Gjykata e Apelit e dënoi përfundimisht me...