Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Lidhet kontrata për Parkun Tematik Retro në Bulqizë, 2.2 mln euro për hotel dhe hapësira plotësuese
Bulqiza do të ketë një projekt të ri që synon transformimin e disa seteve të braktisura në një park tematik retro që do të përfshijë brenda tij disa elementë.Në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit publikoi këtë javë se tashmë ka lidhur kontratën me vlerë rreth 2.2 milionë euro me operatorin S.M.O.UNION çka i hap rrugë zbatimit.Konkretisht zona që parashikohet t’i nënshtrohet transformimit përfshin ish-strukturat e godinat dikur në shërbim të akomodimit të oficerëve dhe ato në shërbim të ish parkut të logjistikës. Zona e ndërhyrjes ka një sipërfaqe rreth 10 ha.Së pari ndërhyrja do të sjellë atë që cilësohet si Retro Market me një hapësirë 3600m². Kjo do të përfshijë: njësi stenda për produkte bujqësore, shtazore; Panair ushqimi, zona me...