Rama, i pakënaqur me sezonin turistik: Investuesit duhet të bëjnë plan biznesi se pas 3 vitesh do të qajnë

Rama, i pakënaqur me sezonin turistik: Investuesit duhet të bëjnë plan biznesi se pas 3 vitesh do të qajnë

Sezoni i ri i emisionit “Opinion” në Tv Klan është çelur me kryeministrin Edi Rama për të trajtuar një sërë temash që kanë mbizotëruar verën e këtij viti, por edhe çfarë do të ndodhë në vijim. I ndalur te sezoni turistik, Rama u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse është i kënaqur nga rezultati i këtij viti. “Po pse duhet të jem i pakënaqur me sezonin turistik? Unë jam i pakënaqur me disa fenomene të sezonit turistik, por nuk jam i pakënaqur me prurjet”, tha Rama duke vijuar të përmendte shifra nga hoteleria e aeroporti, të cilat për të kanë qenë të kënaqshme. Problemi kryesor, pranon kryeministri, është raporti shërbim-çmim dhe në këtë pikë nuk ngurroi të kritikonte sipërmarrësit për mungesën e një plani biznesi....