Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Masakër në Kanada/ Një i vdekur dhe 6 të plagosur nga një sulm me thikë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në verilindje të qytetit Winnipeg në provincën Manitoba, Kanada, ku një sulm masiv me thikë ka lënë një të vdekur dhe të paktën gjashtë persona të tjerë të plagosur. Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) konfirmoi se edhe autori i dyshuar i sulmit ka humbur jetën. Ngjarja është cilësuar si një “incident me viktima të shumta” dhe ka shkaktuar tronditje në komunitetin e vogël Anishinaabe, i cili përbëhet nga vetëm disa qindra banorë. Sipas autoriteteve shëndetësore, tetë persona u transportuan me urgjencë drejt spitaleve lokale, disa me helikopterë të ambulancës. Të plagosurit paraqiten me dëmtime të niveleve të ndryshme. Për momentin, detaje të hollësishme mbi motivin apo rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa Njësia e Krimeve të Rënda e RCMP-së ka...